Prokuroria kërkoi të pranohen si prova disa materiale shtesë të seancës përgatitore, kundërshton mbrojtja e Selimit

Foto nga arkivi

Në seancën e së martës në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, Prokuroria kërkoi që të pranohen si prova- materiale shtesë edhe paragrafët 18-21 të seancës përgatitore.

Por, ky propozim u kundërshtua nga mbrojtësi i Selimit, avokati Geoffrey Roberts, i cili tha se është e çuditshme që secili dëshmitar që sjell material të ri, të pranohen si informata shtesë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Andaj, duke pasur një kundërshtim të tillë, prokurori Matt Halling kërkoi të kalohet në seancë private për parashtrimin e pyetjeve lidhur me të njëjtat.

Ndryshe, me kërkesë të prokurorit të ZPS-së, seanca e dëgjimit të dëshmitarit të parë është mbyllur për publikun.

Dëshmia e tij pritet të zgjasë katër ditë, së pari do të fillojë prokuroria ta marrë në pyetje, dhe pastaj edhe mbrojtja e cila ka kërkuar 14 orë në dispozicion për kundërpyetje.

Dëshmitarja e parë, sipas prokurorit, ishte intervistuar në Prishtinë në dy raste dhe se njëjta në këtë seancë ka kërkuar që në ato intervista duhet të bëhen disa ndryshime.

Në këtë seancë është paralajmëruar se do të dëshmojnë dy dëshmitarë.

Gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, filloi më tre prill të këtij viti.

Ata po qëndrojnë në paraburgim që prej nëntorit të vitit 2020.

Ish-krerët e UÇK-së janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha akuzat që rëndojnë mbi ta, siç janë krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Nis dëgjimi i dëshmitarit të parë në Hagë

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika