Ziadeh takon Vuçiqin, i kërkon kthimin e angazhimeve politike në veprime konkrete

Përfaqësuesja speciale e sekretarit të përgjithshëm dhe shefja e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Caroline Ziadeh, të martën e 11 prillit në Beograd ka takuar presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për raportin gjashtëmujor të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, i cili do të prezantohet në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së më 27 prill të këtij viti.

“Ajo theksoi rëndësinë e ruajtjes së angazhimit konstruktiv dhe kthimin e angazhimeve politike në veprime konkrete në dobi të të gjithë njerëzve”, thuhet në një njoftim për media.

Ndryshe, Ziadeh ka zhvilluar takime edhe me kryeministren serbe Ana Bërnabiq dhe ministrin e MPJ-së Ivica Daçiq.

Në njoftimin për media të MPJ-së serbe, theksohet se Daçiq ka thënë se ende nuk ka progres në zbatimin e obligimeve të marra nga Marrëveshja e arritur më 27 shkurt në Bruksel e më pastaj më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Kjo, sepse, sipas tij, Kosova nuk po themelon Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Pos kësaj, në këtë takim është diskutuar edhe për situatën e sigurisë në Kosovë, sidomos “për incidentet e shpeshta kundër serbëve”.

Daçiq “vuri në dukje vijat e kuqe të Serbisë në procesin e dialogut”.

“Me vijat e kuqe zyrtarët serbë nënkuptojnë që Serbia nuk është e gatshme të njohë pavarësinë e Kosovës apo të pajtohet me hyrjen e Kosovës në Kombet e Bashkuara”.

Në anën tjetër, Ziadeh ka falënderuar Serbinë për mbështetjen e punës së UNMIK-ut duke shprehur pritjet që bashkëpunimi i mirë do të vazhdojë.

Ndërsa, Daçiq ka theksuar rëndësinë që Serbia i kushton angazhimit të Misionit të UNMIK-ut për të gjitha çështjet me rëndësi për zbatimin konsekuent të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si dhe për mirëmbajtjen e statusit neutral të OKB-së në Kosovë.

Shija e redaktorit

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Nebi Qena merr rol udhëheqës në Associated Press

Gazetari i njohur Nebi Qena është emëruar zëvendësdrejtor për video në agjencinë botërore të lajmeve Associated Press në SHBA. Në një letër për stafin, drejtori...

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Të fundit nga rubrika