Trofeu i Ligës së Kampionëve është trofeu që Pep Guardiolës i ka humbur në labirinth.
Që nga viti 2011 nuk e ka ngritur asnjëherë.
Veshgjatën ai ishte afër ta ngrit në vitin 2021 me Manchester Cityn, por në finale u mposht nga Chelsea e udhëhequr prej Thomas Tuchel.
E pikërisht sonte, këta dy trajnerë do takohen përsëri.
City luan kundër skuadrës së re të Tuchel, Bayern Munich, që po ashtu është e veshur me pektun e një nga favoritëve kryesorë në kompeticionin më të fortë në Evropë.
Me fillim nga ora 21:00 përballja fillon në “Etihad Stadium”.
Vendësit janë në këtë takim ma Phil Foden, i cili është i lënduar.
Teksa, te mysafirët lista e mungesave është më e gjatë.
Manuel Neuer, Lucas Hernandez dhe Choupo – Moting mbesin jashtë ekipit të mysafirëve.
Akrepat e orës po lëvizin ngadalë.
Në ishull është qetësi, mbetet të shihet nëse do ketë “stuhi” më vonë.