Begaj pas takimit me Escobar: SHBA, rol të pazëvendësueshëm në garantimin e paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor

Zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor ishin qendra e diskutimit të takimit të Zëvendës Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë dhe njëherit, të dërguarit të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Presidenti Begaj ka vlerësuar mbështetjen që Shtetet e Bashkuara dhe Escobar, i kanë dhënë procesit të negociatave mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Me Zëvendës Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit njëkohësisht dhe të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, rikonfirmuam pozicionet e palëkundura të dy vendeve tona, për të ardhmen euroatlantike të Ballkanit Perëndimor. Vlerësova partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, si dhe shpreha mirënjohjen për kontributin e SHBA-së në rritjen e kapaciteteve kibernetike të Shqipërisë. Nënvizova rolin e paçmuar që Shtetet e Bashkuara dhe Escobar kanë luajtur në procesin e negociatave Kosovë-Serbi”, ka shkruar Begaj.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika