Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka raportuar 3 raste të reja dhe asnjë person të vdekur nga COVID-19 në Kosovë.
Numri i të infektuarve vjen nga 321 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK).
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar, gjithsej, 23 persona.
Raste aktive me COVID-19, janë, gjithsej, 394.
Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar 36 persona kundër Coronavirusit.
Ndërkaq, 902 mijë e 403 persona janë vaksinuar me dozën e parë, teksa numri i të vaksinuarve me të dy dozat ka arritur në 822 mijë e 59.
Ndryshe, numri i marrjes së dozave të treta apo përforcuese ka arritur në 101 mijë e 649.
Janë një milion e 826 mijë e 287 doza të administruara në total.
Një ditë më parë, më 24 prill, në Kosovë 4 raste kanë qenë aktive, dhe asnjë person nuk e ka humbur jetën nga Coronavirusi.