Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një intervistë ka thënë se marshet për ish-krerët e UÇK-së mund të ndikojnë negativisht dhe se këto po e “pengojnë drejtësinë”.
Rreth kësaj ka reaguar Xhavit Jasharaj nga Organizata e Veteranëve të Luftës.
Xhavit Jasharaj nga OVL-UÇK ka thënë se mesazhi që është përçuar përmes marshit për drejtësi është që ish-krerët e UÇK-së gjykohen në Hagë gabimisht dhe padrejtësisht.
“Ata janë organizatë e përbashkët çlirimtare”, ka thënë Jasharaj.
“Na e dime që nuk mund të ndikojë në drejtësi por të paktën solidariteti me ata që mbahen padrejtësisht atje është i mirë” , ka thënë tutje Jasharaj në “Debat Plus”.