Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se sulmi ndaj gazetarit Valon Syla është një “shkelje e rëndë e lirisë së shtypit dhe e të drejtave të njeriut, dhe nuk mund të tolerohet kurrsesi në një shoqëri demokratike”.
“Ata kanë të drejtën e garantuar në Kushtetutën dhe ligjet e vendit tonë për të kryer detyrën e tyre profesionale pa frikë dhe pa ndonjë censure apo presion të jashtëm.
Sulmi ndaj tyre është një krim i cili nuk përkon as me kulturën dhe as me traditën tonë shqiptare”, ka thënë Konjufca.
Konjufca ka shtuar se kërkohet që organet kompetente të ndërmarrin hapat e nevojshëm për t’i sjellë autorët e sulmit para drejtësisë.
“Solidarizohemi me Valonin dhe i dëshirojmë shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar tutje Konjufca.