Elon Musk thotë për BBC se zotërimi i Twitter ka qenë mjaft i dhimbshëm

Musk u bë pronar i Twitter-it në tetor të vitit të kaluar pasi bleu kompaninë e mediave sociale për 44 miliardë dollarë. Ai tha se blerja e kompanisë ishte gjëja e duhur për të bërë, gjersa thekson se një rrugëtim i tillë nuk ishte i lehtë

Elon Musk, pronar i Twitter

Pronari i Twitter, Elon Musk ka thënë se drejtimi i Twitter-it ka qenë “mjaft i dhimbshëm”.

Në një intervistë për BBC, sipërmarrësi multimiliarder tha se do ta shiste kompaninë nëse do të vinte personi i duhur.

Musk, i cili gjithashtu drejton prodhuesin e makinave “Tesla” dhe firmën e raketave “SpaceX”, bleu Twitter për 44 miliardë dollarë (35.4 miliardë £) në tetor.

Intervista u transmetua drejtpërdrejt nga selia e Twitter në San Francisko, duke tërhequr më shumë se tre milionë dëgjues. Në bisedën e zhvilluar, Musk mbrojti drejtimin e tij të kompanisë.

I pyetur nëse ishte penduar për blerjen e Twitter, njeriu i dytë më i pasur në botë tha se “niveli i dhimbjes ka qenë jashtëzakonisht i lartë, kjo nuk ka qenë një lloj feste”.

Ka qenë “me të vërtetë një situatë mjaft stresuese gjatë disa muajve të fundit”, shtoi ai, gjersa theksoi se ende mendonte se blerja e kompanisë ishte gjëja e duhur për të bërë.

Krahas kësaj, Musk tha se përdorimi i faqes është rritur.

“Ngarkesa do të thotë se ndonjëherë fle në zyrë”, tha ai, duke shtuar se “ka një vend në një divan në një bibliotekë që nuk shkon askush”.

Duke diskutuar financat e Twitter-it, Musk tha se kompania tani është “përafërsisht duke e thyer barazimin”, pasi shumica e reklamuesve të saj janë kthyer, transmeton BBC.

Ai tha gjithashtu se shkurtimi i fuqisë punëtore nga pak më pak se 8,000 në kohën kur bleu firmën në rreth 1,500 nuk ishte e lehtë. Musk pranoi se nuk i pushoi të gjithë personalisht – duke thënë: “Nuk është e mundur të flasësh me kaq shumë njerëz ballë për ballë”.

Largimi i shumtë i personelit qëkur Musk bleu kompaninë ka ngritur shqetësime për stabilitetin e platformës.

Musk ka një pasuri personale prej gati 190 miliardë dollarësh, duke e bërë atë njeriun e dytë më të pasur në botë, sipas listës së miliarderëve të Forbes.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika