Të paktën 5 persona kanë vdekur e disa të tjerë janë lënduar kur një person i armatosur hyri në bankën “Old National” në Louisville të Kentuckyt dhe filloi të gjuante.
BBC ka publikuar videon e sulmit në faqen e saj.
Ndërkaq, ajo bën të ditur se në mesin e të lënduarve, oficeri Nickolas Wilt është në gjendje të rëndë.
Në videon e publikuar, shihet momenti kur polici Cory Galloway përfshihet në të shtëna me sulmuesin, dhe e vret atë.
Për të parë videon kliko këtu.