Hoti për sulmin ndaj Sylës: Fjala e lirë është e shenjtë dhe nuk guxon të cenohet nga askush

"Ata që e cenojnë fjalën e lirë i shkelin të drejtat elementare njerëzore. Sulmi ndaj fjalës së lirë është sulm ndaj rendit tonë demokratik", kështu ka reaguar ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, për sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Për sulmin fizik ndaj Valon Sylës ka reaguar edhe ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, njëherësh deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Hoti këtë e ka cilësuar si sulm ndaj rendit demokratik të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se fjala e lirë është e shenjtë dhe se nuk guxon të cenohet nga askush dhe në asnjë rrethanë.

Ai ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të reagojnë dhe të gjejnë autorët që sulmuan gazetarin Syla.

“Ata që e cenojnë fjalën e lirë i shkelin të drejtat elementare njerëzore. Sulmi ndaj fjalës së lirë është sulm ndaj rendit tonë demokratik. Të gjitha institucionet e rendit dhe ligjit duhet të jenë në funksion të gjetjes së autorëve që sulmuan gazetarin Valon A. Syla. Ky nuk është një incident i thjeshtë dhe as rast i izoluar”, ka shkruar Hoti.

Ndryshe, gazetari Valon Syla është sulmuar fizikisht të martën në mbrëmje nga tre persona, të cilët deri më tash nuk janë arrestuar.

Në një përgjigje për Dukagjinin, Syla tha se ishte sulmuar nga “tre islamikë fanatikë”.

“Tre islamikë fanatikë më kanë sulmuar, shpejt e shpejt ka ndodhur edhe kanë ikë”, deklaroi ai për Dukagjinin.

EKSKLUZIVE: Valon Syla flet drejtpërdrejt nga QKUK pas sulmit, sigurimi shtyen fizikisht gazetarin e RTV Dukagjinit (VIDEO)

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika