Arianit Ahmeti: Agim Ademi dhe Taulant Hodaj të kërkojnë falje që FFK-ja nuk u licensua

Ish-zëvendëssekretari i FFK-së Arianit Ahmeti i ka përmendur disa parregullsi në udhëheqësinë e shtëpisë së futbollit kosovar

Arianit Ahmeti

Ish-zëvendëssekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Arianit Ahmeti, i ka akuzuar ushtruesin e detyrës së sekretarit Taulant Hodajn dhe kreun e FFK-së Agim Ademi, se po i mashtrojnë klubet e futbollit kryekëput për interesat e veta personale dhe për dështimin për ta licensuar federatën.

Në një reagim në Facebook, Ahmeti i fajësoi krerët e FFK-së për këtë: “Klubet u mashtruan nga sekretari dhe kryetari i FFK-së, se pas Kuvendit të datës 27.01.2023 menjëherë do të licensohen, vetëm se duhet ta votojnë Statutin e ri.”

Ndër kërkesat e Komisionit Vlerësues për Licensimin e Federatave Sportive ka qenë që FFK-ja të ketë sekretar të përgjithshëm me kontratë permanente, jo ushtrues detyre.

Avokati Hodaj, i cili është pjesë e Odës së Avokatëve të Kosovës, është duke e ushtruar këtë rol si ushtrues detyre.

“Taulant Hodaj t’iu tregoj klubeve a është avokat apo sekretar i FFK-së?! Taulant Hodaj së pari duhet të ju tregoj klubeve a është avokat apo sekretar i FFK-së?! Sipas ligjit te avokatisë nenin 10 dhe 39, të dy këto funksione nuk mundet t’i ushtrojë njëkohësisht një avokat,” ka theksuar ai.

“Prandaj, sekretari dhe avokati (edhe personal i A.Ademit)Taulant Hodaj për interesat e tij biznesore në vend se të merret me plotësimin e rekomandimeve të MKRS-së, ai me mos punën e tij si duket, veçse ua humbi klubeve paratë e sponsorizmit për vitin 2022 dhe tani po sulmon MKRS-në për të mbuluar dështimin e FFK-së, interesat dhe paaftësinë e tij, dhe të shefit të tij të arrestuar.”

Ahmeti u bëri thirrje Ademit dhe Hodajt të japin dorëheqje në mënyrë që FFK-ja të mundë të licensohet, pasi i sheh ata si pengesë kryesore në këtë çështje.

“Për shkak të dështimit të licensimit të FFK-së, Taulant Hodaj do të duhej më së paku të kërkoj falje, të lirojë pozitën bashkë me kryetarin e arrestuar të FFK-së Agim Ademin, të cilët janë bërë pengesa kyçe e futbollit të Kosovës. Për ambicie dhe interesa personale Ademi dhe Hodaj, kanë vendosur që ta thellojnë edhe më shumë krizën në FFK”, ka theksuar tutje ai.

Futbolli kosovar është goditur rëndë kohëve të fundit, fillimisht me dërgimin për një muaj në arrest shtëpiak të kryetarit të FFK-së, Agim Ademi, pastaj moslicensimin e FFK-së nga Ministria e Sportit dhe krizën e thellë financiare që i ka goditur klubet kosovare.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika