Prokuroria kërkon paraburgimin e katër policëve të dyshuar për incidentin në veri

Policia e Kosovës

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka kërkuar paraburgim për katër zyrtarët policorë, të cilët dyshohen se janë të përfshirë në incidentin në veri të vendit, ku mbeti i plagosur një qytetar i nacionalitetit serb.

Në një përgjigje për Dukagjinin, zëdhënësi i Prokurorisë, Valon Preteni, ka thënë se një nga policët dyshohet për veprën “vrasje në tentavivë” dhe “manipulim apo fshehje e provave”.

Kurse, tre të tjerët, sipas tij, dyshohet se nuk e kanë bërë lajmërimin e veprës penale në organet kompetente.

“Prokuroria themelore e Mitrovicës ka dorezuar kërkesën për paraburgim për katër policët e dyshuar si të përfshirë në plagosjen e qytetarit serb tek “Ura e Bistricës”. Për të dyshuarin K.P i dyshuar për veprën penale Vrasje në tentative, manipulim dhe fshehje e provave. Ndërsa tre të tjerët F.M S.U dhe M.M, dyshohet se kanë kryer veprat penale moslajmërim të veprës penale”, thuhet në përgjigjen e tij.

Më 11 prill, Policia e Kosovës njoftoi se ka suspenduar katër zyrtarë policorë që dyshohet se janë përfshirë në këtë rast, përfshirë edhe njërin që dyshohet se mund të ketë shtënë me armë zjarri.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se sipas hetimeve të para, serbit që u plagos, policët i kishin dhënë sinjalin që të ndalonte, por ai me veturën e tij kishte vazhduar në drejtim të Zveçanit.

Fillimisht, Policia e Kosovës kishte mohuar përfshirjen në këtë rast.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika