Azemi: Legjitimiteti i zgjedhjeve në veri do të kontestohet, dalja do të jetë tepër e vogël

Ish-zëvendëskryesues për Komunitet në Mitrovicën e Veriut, Emir Azemi, ka thënë se është e qartë se vetë fakti që serbët kanë refuzuar të marrin pjesë në zgjedhje, çdo situatë do ta shfrytëzojnë për mosmbajtjen e tyre

Dibran Istrefi nga RTV Dukagjini dhe ish-zëvendëskryesues për Komunitet në Mitrovicën e Veriut, Emir Azemi gjatë emisioni FIVE, 12 prill 2023.

Ish-zëvendëskryesues për Komunitet në Mitrovicën e Veriut, Emir Azemi, duke folur për zgjedhjet në veri që priten të mbahen më 23 prill, ka thënë se pjesëmarrja mund të jetë shumë e vogël, dhe sipas tij, pritet të jetë prej 3 deri në 9 për qind.

“Është mirë që t’u jepet kohë, pasi zgjedhjet do të prodhojnë efekt juridik, por legjitimeti i zgjedhjeve do të kontestohet, sepse dalja do të jetë tepër e vogël. Ka gjasa që këto zgjedhje të jenë një dalje nga 3 deri në 9 për qind. Sepse kjo është edhe numri i pjesëmarrjeve nga komuniteti shqiptar nga vitet e kaluara”, ka thënë ai.

Azemi i ftuar në emisionin FIVE, në një lidhje të drejtpërdrejtë telefonike, ka thënë se është e qartë se vetë fakti që serbët kanë refuzuar të marrin pjesë në zgjedhje, çdo situatë do ta shfrytëzojnë për mosmbajtjen e tyre.

“Tendenca për të pamundësuar zgjedhjet është e qartë që vetë fakti që serbët kanë refuzuar të marrin pjesë në zgjedhje, ata do të përdorin çdo situatë në shërbim të kësaj çështjeje”, ka thënë ai.

“Në kemi nxjerrë analiza se çka mund të ndodhë ditët në vijim, por siç duket ky skenar për destabilizimin e veriut po vazhdon edhe tash. Nuk e di se çfarë do të ndodhë në ditën e zgjedhjeve, por është e qartë se nëse zgjedhjet mbahen vetëm në pikat ku janë komuniteti joserb do të thotë shumicë, atëherë nënkupton që këto zgjidhej do të marrin një numër shumë të vogël, të mos themi se mund të jetë edhe shifror i votuesve, sepse do të pamundësohet që serbët të cilët do të dëshironin të marrin pjesë, sepse ato vendvotime siç po shihet, nuk ka kushte ose mundësi në terren të hapen”, ka deklaruar tutje ai.

Gjithashtu, ai ka thënë se në veri nuk lexohen mediat e Prishtinës, shumica sipas tij, lexojnë mediat që funksionojnë në dirigjimin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, e që në to “titujt janë se si shqiptarët po pretendojnë të marrin komunat, të zgjedhin përfaqësuesit e tyre shqiptar se si policia po i sulmon ata”.

“Në një formë kemi një viktimizim të tërësishëm të këtyre komunave dhe një atmosferë që është krijuar kundër pjesëmarrjes në këto zgjedhje. Do të thotë, edhe pse Qeveria e Kosovës ka vendosur që të mbajë këto zgjedhje, mbetet të shihet se cili do të jetë rezultati i tyre”, është shprehur Azemi.

Sipas tij, institucionet e Kosovës duhet ta marrin një vendim që duhet të jetë më pak i dëmshëm në interes të Republikës së Kosovës, dhe ka shtuar se vendim të padëmshëm nuk ka.

“Të mos harrojmë që është një situatë tejet e tensionuar edhe në opinion, edhe në media, por edhe te qytetarët si serbë ashtu edhe shqiptarë, ekziston një dozë e madhe e frikës se çfarë do të ndodhë në ditën e zgjedhjeve. Në këto rrethana institucionet e Kosovës duhet të shohin dhe të marrin vendime të arsyeshme, duhet të reflektojnë në përputhje me situatën e krijuar tash e disa ditë”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika