Përfaqësuesja e Kosovës në tenis (vajzat) ka shënuar fitoren e parë në “Billie Jean King Cup”, garën botërore në nivel ekipor.
Në ditën e tretë të këtij kampionati vajzat kosovare mposhtën Afrikën Jugore me rezultat 3:0.
Dy duelet e para në Botëror, Kosova i kishte humbur.
Fillimisht pësoi 3:0 nga Lituania, e më pas po me 3:0 humbi nga Estonia.
Në fazën grupore, tenistet e Kosovës përballen edhe me Gjeorgjinë dhe Irlandën.
Synim i Kosovës është mbetja në Grupin II, ku po paraqitet për herë të parë.