Fetahi: Takimi me Scholz më i rëndësishmi që ka pasur Kurti

Arber Fetahi nga GLPS  ka folur në lidhje me takimin e Kryeministrit Albin Kurti me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin, ku ka thënë se ky takim është më i rëndësishmi deri më tani i Kurtit si kryeministër

Arbër Fetahi, ka komentuar edhe ftesat e qeverisë Gjermane për dy liderët e vendeve Ballkanike, ku ka thënë se Gjerman këtë e ka bërë më qëllimin që të tregohet më lidere në Evrop, por edhe për ta larguar Serbinë nga ndikimi i Rusisë.

Pa ndërhyrjen e aktorit kryesor në marrëdhëniet ndërkombëtare, Amerikës, është problem që vetëm me Gjermaninë të shtyhet përpara procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ka thënë Arbër Fetahi.

Sipas tij, agresioni rus në Ukrainë ka krijuar një moment të ri, jo vetëm për Kosovën por edhe për tërë Ballkanin.

Ky momentum për Kosovën mund të ketë ndikim në përshpejtimin e dialogut me Serbinë, gjithashtu, edhe një ri-orientim të Ballkanit Perëndimor drejtë Bashkimit Evropian.

“Ky presion nuk duhet të shihet si negativ pasi, duhet të kapitalizohet nga pala kosovare”, ka shtuar Fetahi.

Ai ka folur edhe për shtetet e vogla siç është Kosova, por edhe për rolin të cilin duhet ta luajnë në politiken ndërkombëtare këto vende.

Sipas tij , këto shtete të vogla duhet t’i shtyjnë proceset e tyre me aq fuqi sa kanë.

Ato duhet t’i përafrojnë qëndrimet me fuqitë e mëdha për interesat e tyre kombëtare.

“Në këtë drejtim Kosova ka një far kapaciteti për ta riorientuar politikën e saj drejt shteteve sponsore të saj”, ka deklaruar ai në emisionin FIVERTV Dukagjini.

Dialogu duhet të shihet si rrugë zgjidhje dhe jo si një pengesë ose tjetërsim.

“Mesazhi nga Gjermani është se dialogu duhet të shihet si mundësi për të dyja vendet për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, se për ndryshe rruga drejt BE-së nëse nuk vazhdon dialogu është e pamundur për të dyja vendet”, ka shtuar ai.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, të mërkurën e katër majit është takuar me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin, ku përmes një konference të përbashkët pas takimit, ai ka kërkuar mbështetjen e Gjermanisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika