Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratin, kanë udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga zyra e kryeministrit, të enjten e 13 prillit.
Sipas njoftimit, thuhet se gjatë kësaj vizite do të zhvillojnë takime me përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.