Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, e ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje, se nuk e ka bërë asnjë hap për ndryshime ligjore, që do ta zhbënte Gjykatën Speciale.
Sipas tij, këtë nuk e ka bërë vetëm për inat të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po gjykohet në Hagë.
Humolli në emisionin “Five” të RTV Dukagjinit, ka thënë se VV-ja nuk ka pasur guxim të përballet me Gjykatën Speciale
“Qeveria Kurti, nuk ka pasur guxim të bëjë ndryshime ligjore, s’ka pasur guxim të përballet me Gjykatën Speciale, nganjëherë po kam përshtypje për inati të Hashim Thaçit. Për inati të Thaçit, pse humb Kosova nuk është gajle, vetëm të dënohet Hashim Thaçi”, ka thënë ai.
Humolli është shprehur se partitë si PDK dhe LDK kanë gabuar kur e kanë votuar në Kuvend Gjykatën Speciale.
Sipas tij, Gjykata Speciale, le që është duke e gjykuar UÇK-në por edhe kombin shqiptar në tërësi.