Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh edhe ish-komandant i UÇK-së, Fatmir Limaj, e ka rikujtuar një bisedë me ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugovën, gjatë një vizite të përbashkët në ShBA.
Fatmir Limaj, tregoi në “Debat Plus”, se e ka pyetur Rugovën në vitin 199 , se “a ke mendu që kemi me ardhë në këtë pikë se mundet me ardhë lufta”.
Rugova, sipas Limajt ishte përgjigjur kështu: “Po si jo, veprimin e parë e kemi bërë për organizimin e ministrisë së rendit dhe mbrojtjes, por për një javë ditë na u burgosën njerëzit, dhe më skam ditë se çfarë, s’kemi pas siguri, çfarë njerëz kemi brenda”.
Limaj tha se ish-presidenti Rugova, e kishte nisur organizimin për luftë, gjatë viteve 1990, 91 dhe 92, por që kishte dështuar për shkak të arrestimit të njerëzve, të cilët punonin në kuadër të ministrisë së mbrojtjes dhe rendit në atë kohë.
“Rugova e ka nis këtë punë, 90-tën, 91 dhe 92, por hala pa e nis, i kanë shku në shërbim sekret. A e dini kur janë burgos, njerëzit e policisë, dhe ministrisë së rendit dhe mbrojtjes? Gjithë njerëzit që janë angazhu, në kuadër të ministrisë së mbrojtjes, janë arrestu brenda një jave, ma kë thënë Presidenti”, tha Limaj.