Filozofia politike e kryeministrit të Kosovës, sipas kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është “jugosllave” apo e “nostalgjikëve të Jugosllavisë”.
Limaj u shpreh se Kurti, premton diçka tjetër, e vepron diçka tjetër, derisa shtoi se ai vetëm ofendon dhe s’bën asgjë tjetër.
“Albini sot, filozofia e veprimit të tij, sot nëse i shihni veprimet, është filozofia e jugosllavëve, apo e nostalgjikëve të Jugosllavisë. DMTH, me premtu diçka tjetër, me sha, me ardhë e me lu këtu”, ka thënë ai.
Ndër të tjera, Limaj theksoi se votuesit e VV-së, duhet të jenë më të ofenduarit nga kryeministri Kurti.
“Sot nëse dikush duhet të ndihet i ofenduar duhet të jetë 50 përqindëshi, të cilët janë mashtruar nga kjo qeveri. Sot ku është shteti, a po qeveriset veriu, në sa për qind nuk qeveriset vendi. Thonin më shumë shtet më shumë sovranitet”, tha Kurti.