I pari i Prishtinës, në shenjë nderimi, ia dhuroi Çelësin e kryeqytetit, kryeministrit në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Kryeministri Abazoviq, gjatë vizitës që ia bëri të parit të Prishtinës, tha se ndihet si të ishte në shtëpi të vet.
“Na keni nderuar me vizitën tuaj të parë në kryeqytet, prandaj do të deshifrojmë t’ju dhurojmë Çelësin e kryeqytetit”.
“E dimë që kjo është shtëpia e juaj, jeni të mirëseardhur kurdoherë, besoj që ky çelës që tash të ndërlidhë shtetet tona edhe më shumë; Kosovën së bashku me Malin e Zi, e po ashtu edhe personalisht për juve që ta ndieni veten në shtëpinë e juaj këtu në Prishtinë, në Kosovë”, ka thënë Rama.
Ndërsa, kryeministri Abazoviq ka falënderuar Ramën.
“Faleminderit shumë, t’i them dy fjalë sa të janë këtu mediat. Falënderim të veçantë kryetarit të Prishtinës. Gëzohem shumë edhe personalisht se në një mënyrë, ndoshta simbolike, bëhem qytetar i Prishtinës. Me të vërtetë e ndiej veten si në shtëpinë e vet dhe jam mase i bindur se së bashku me kryetarin dhe me gjithë të tjerët, do të punojmë që i gjithë rajoni ta ndiejë, çdokush, çdoku veten si në shtëpinë e tyre. Faleminderit shumë, vërtet një dhuratë e veçantë për mua”, ka thënë Abazoviq.