Një ndërtesë në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë, është përfshirë nga zjarri mëngjesin e së premtes.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se rasti është raportuar rreth orës 08:00 dhe se nuk ka persona të lënduar.
“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën për një incident zjarri në afërsi të një objekti, në lagjen ‘Ulpiana’ në Prishtinë”, ka thënë Ahmeti.
Gjithashtu, ajo ka bërë të ditur se zjarri është lokalizuar, ndërsa raportohet se ka vetëm dëme materiale, por që ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e zjarrit.
Në pamjet që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, shihet se zjarri kishte përfshirë të gjithë hapësirën hyrëse të objektit.