Nënshkruhet marrëveshja për shërbime ajrore mes Kosovës dhe Malit të Zi

Kryeministri Albin Kurti dhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq kanë nënshkruar marrëveshjen bilaterale për korridorin e qiellit të hapur, me të cilin parashihet lejimi i shfrytëzimit të hapësirës ajrore të Malit të Zi nga aeroplanët që fluturojnë nga Aeroporti i Prishtinës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë takimit me kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka nënshkruar marrëveshjen për Shërbime Ajrore ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi.

Në fillim të takimit, Kurti dhe Abazoviq kanë nënshkruar marrëveshjen bilaterale për korridorin e qiellit të hapur, përmes së cilës, parashihet lejimi i shfrytëzimit të hapësirës ajrore të Malit të Zi nga aeroplanët që fluturojnë nga Aeroporti i Prishtinës.

“Kemi nderin dhe kënaqësinë t’ju mirëpresim sot në Prishtinë, në këtë takim që e filluam me bashkëbisedim të hapur me kryeministrin dhe e vazhduam me nënshkrim të një marrëveshje shumë të rëndësishme. Kosova ka shënuar një progres të theksuar ekonomik dhe demokratike në këto dy vite, kemi rritje të ekonomisë, eksportit dhe të të hyrave tatimore dhe investimeve të huaja”, ka deklaruar Kurti pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Gjithashtu, pas takimit, ata do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

Kryeministri malazez, Abazoviq, ka mbërritur në Kosovë pasditen e së enjtes.

Ai mëngjesin e së premtes ka takuar edhe kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili me këtë rast e ka nderuar kryeministrin Abazoviq me “Çelësin e Prishtinës”.

Për dy ditë radhazi, Abazoviq do të jetë në Kosovë për një vizitë, ku pritet të zhvillojë takime me drejtues të institucioneve, bizneseve dhe vizita në objektet fetare.

Kyreministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti duke pritur kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq në oborrin e Qeverisë së Kosovës, 14 prill 2023.

Gjatë kësaj vizite, ai do të shoqërohet nga dy ministra të Qeverisë dhe dy kryetarë komunash.

Më pas, kryeministri i Malit të Zi, me origjinë shqiptare, do të ketë një takim edhe me Aleancën e Biznesit të Kosovës, ku do të pritet nga kryetari Agim Shahini.

Ndërkaq, raportohet se Abazoviq do të vizitojë edhe familjen e ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe do të bëjë homazhe te varri i tij.

Ndërsa, të shtunën në mëngjes, ai do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, po ashtu do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të komuniteteve në Kosovë.

Të shtunën pasdite, Abazoviq do të takohet me liderët e opozitës, Memli Krasniqin, kreun e PDK-së, Lumir Abdixikun e LDK-së dhe me Ramush Haradinajn të AAK-së.

Ndërkaq, në iftar do të jetë i ftuar nga kryetari i partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Kreu i AKB-së, Shahini në një konferencë për media të enjten, ka thënë se vizita e Abazoviqit ka karakter ekonomik dhe politik.

“AKB-ja ka rritur komunikimin me Malin e Zi, me qëllim të rritjes së bashkëpunimit ekonomik. Vizita ka karakter ekonomik, politik dhe kulturor, e që do të organizohen 20 aktivitete për datat 13, 14 dhe 15 prill”, ka thënë Shahini.

Sipas tij, kryeministri malazez do të bëjë vizita në disa biznese vendore.

“Ishim ditë më herët në vizitë në Mal të Zi dhe kemi ngritur problemet e disa çështjeve. Janë rritur investimet nga dy anët. Do ta nënshkruaj një marrëveshje me AKB-në dhe do të ketë disa vizita me bizneset në Kosovë dhe Shqipëri”, ka shtuar ai.

Ai ka njoftuar se Abazoviq do të promovojë një libër e do të nderohet me titullin Honoris Causa.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika