Kurti ka folur për RTK-në para darkës së shtruar nga kancelari gjerman për treshen, dhe se ajo po mbahet në periferi të kryeqytetit gjerman, Berlin.
Kryeministri Kurti, ka thënë se pret që gjatë këtij takimi të kuptojë më mirë se e vetmja marrëveshje pas një dialogu parimor në mes të Kosovës dhe Serbisë është ajo që është ligjërisht e obligueshme, e që e bën normalizimin e plotë sepse e ka në qendër njohjen reciproke.
Nga ana tjetër, presidneti serb Aleksandar Vuçiq ka publikuar edhe foto para darkës, duke shtuar se “Faleminderit nikoqirëve për organizimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.
Kurse, emisari i BE-së ka postuar në rrjetin social Twitter një foto nga darka me Kurtin dhe Vuçiq, duke shkruar “Mirëpresim mundësinë për një darkë joformale për diskutim rreth dialogut me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq në Berlin”.
”Faleminderit qeverisë gjermane për pritjen. Ne do të vazhdojmë diskutimin në nivel të kryenegociatorëve më 13 maj”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Welcome the opportunity for an informal dinner discussion about the Dialogue with Prime Minister Kurti and President Vucic in Berlin. Grateful to the German government for hosting. We will continue the discussion on the level of Chief negotiators on 13 May. pic.twitter.com/o9PYXkc2Wd
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) May 4, 2022
Në Evropë janë të brengosur sipas Kurtit pasi që Serbia nuk është rreshtuar krah Bashkimit Evropian, NATO-s dhe SHBA-ve duke vënë sanksione ndaj Rusisë, pas invazionit të saj në Ukrainë.