Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani.
Përmes një shkrimi në Twitter, Tajani ka thënë se ia ka konfirmuar angazhimin e Qeverisë italiane në Ballkan.
“Ia konfirmova presidentes Vjosa Osmani angazhimin e Qeverisë në Ballkan. Ne jemi edhe në vijën e frontit në Kosovë, për siguri dhe stabilitet me misionin e KFOR-it. Ne duam të forcojmë praninë tonë. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është BE-ja”, ka shkruar ai.