Federata e Henbollit të Kosovës ka shënuar një ngritje fantastike në garat evropiane.
Federata e hendbollit të Kosovës përmes një njoftimi ka njoftuar se EHF-ja ka publikuar vazot për shortin e kualifikimeve për Evropian, ku Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat), gjenden në vazon e tretë, për herë të parë në histori.
Pas Kosovës, në ranglistë është Kombëtarja e Izraelit, Finlandës, Luksemburgut, Bosnjë-Hercegovinës, Letonisë, Azerbajxhanit e Bullgarisë.
”Konfirmohet rritja e madhe, për herë të parë jemi në vazon e tretë”, thuhet në njoftimin e FHK-së.
“Do të formohen tetë grupe kualifikuese, njëra prej tyre me tri ekipe kombëtare. Dy të parët në secilin grup kualifikohen në Evropian, ndërsa biletën e sigurojnë edhe katër prej tetë kombëtareve më të mira të pozitës së tretë. Rezultatet me Kombëtaren e katërt në grup nuk do të merren për bazë kur të formohet tabela e Kombëtareve më të mira të pozitës së tretë”.
“Përmes vendit të tretë do ta synojmë Evropianin e ardhshëm, ndërsa shumë do të varet nga shorti që tërhiqet më 20 prill në Zuerich”.
Ndeshjet e para kualifikuese luhen më 11/12 tetor të këtij viti, ndërsa të fundit më 7 prill të vitit të ardhshëm”, thuhet në njoftimin e Federatës së Hendbollit të Kosovës.