Vasfije Krasniqi: U bë pak punë për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Vasfije Krasniqi ka treguar më shumë rreth kësaj teme në "Ditën Memoriale të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë" më 14 prill

Vasfije Krasniqi

14 prilli shënon Ditën Memoriale të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Vasfije Krasniqi, e mbijetuar e dhunës seksuale, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, ka thënë se kjo datë për të është e rëndësishme sepse që prej 24 vitesh e ka përjetuar me dhimbje e vuajtje.

Për marshin e sotëm në Prishtinë Krasniqi ka thënë se mund të kishte dhe më shumë njerëz në marsh por sipas saj, institucionet tashmë po zgjojnë më shumë interes për këtë kategori.

“Para vitit 2018 ka qenë një temë shumë tabu për shoqërinë tonë për me fol për dhunën seksuale gjatë luftës në Kosovë…Shoqëria jonë veçse ka fillu me na përkrah më shumë edhe me u solidarizu me neve”, ka thënë Krasniqi.

“U bë pak punë për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës”, ka thënë tutje Vasfije Krasniqi.

Vasfije Krasniqi: Turpi nuk është i viktimave, guximin e mora nga vetvetja

Për guximin për të folur publikisht, Vasfije Krasniqi ka thënë se ka pasur përkrahje nga familja dhe guximin e ka marrë nga vetvetja.

“Turpi nuk është për viktima, turpi është për ata që e bonën, e nëse mshefemi pas krimit, turpit ne mbetemi fajtorë”, është shprehur ajo.

Krasniqi ka shtuar se duhet të lajmërohen ende rastet e tilla, rastet në prokurori të sqarohen, të dënohen kryesit e veprës dhe t’u jepet kurojo viktimave të dhunës seksuale, derisa ka theksuar se janë të gatshme të dëshmojnë për këto krime të Serbisë në Kosovë.

Për ligjin për përfitimin e statusit të së mbijetuares së dhunës seksuale, Krasniqi ka thënë se janë 233 raste ku Komisioni nuk ia ka dhënë këtë status, dhe siç thotë ajo kjo është “vdekje” t’i thuhet një viktime se nuk është viktimë.

Gjersa për kontributin e shoqërisë civile, Krasniqi ka thënë se iu nevojitet më shumë përkrahje.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika