Çitaku reagon për vrasjen në Pejë: Dhimbje pafund për jetët që po shuhen dhunshëm çdo ditë

Vlora Çitaku, PDK

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar lidhur me vrasjen në Pejë, ku dyshohet se i biri ka vrarë nënën e tij.

Çitaku ka thënë se është “dhimbje pafund” fakti që gratë në vend po vriten dhe se kjo duhet të jetë dhe kulturalisht e papranueshme.

“Dhimbje pafund për jetët që po shuhen dhunshëm çdo ditë”, ka shkruar nënkryetarja e PDK-së.

Ajo ka thënë tutje se duhet të ndërmerren hapa të menjëhershëm për ta ndalur këtë fenomen si institucione dhe shoqëri.

“Si Institucione e sidomos si shoqëri duhet të ndërrmarrim hapa të menjëhershëm për ta ndalur këtë fenomen tmerrues.  Me vra gra, me ushtru dhunë duhet të jetë jo vetëm ligjërisht e dënueshme, por edhe kulturalisht a papranueshme”, ka theksuar Çitaku.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika