Kuvendi mban seancë, do të diskutohet për punën 1 vjeçare të Qeverisë

Në seancën e së enjtes në Kuvendin e Kosovës do të diskutohet për punën e Qeverisë së Kosovës në vitin e parë të mandatit të saj

Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës, të enjten e pesë majit do të mbajë seancë plenare, në të cilën do të diskutohet për punën e Qeverisë së Kosovës në vitin e parë të mandatit të saj.

Gjatë kësaj seance, në rend ditë është edhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Mbrojtjen e konkurrencës.

Po ashtu, pjesë e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i ndryshim-plotësimit të ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimiale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.

Ndër to është edhe shqyrtimi i ndryshim-plotësimit të Ligjit mbi ndarjet buxhetore për vitin 2022, emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës e të tjera.

Ndërkaq, sa i përket shqyrtimit të themelimit të Komisionit Hetimor për Energjinë, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Mimoza Kusari-Lila, ka kërkuar që, e njëjta, të shqyrtohet në një seancë tjetër pasi opozita nuk ishte prezente.

Kusari-Lila, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, në të cilën munguan deputetët e opozitës, ka thënë se shpreson që të kenë dakordim me deputetët e opozitës, pasi arsyeja e bojkotit është, pikërisht, kërkesa për këtë komision.

Ndryshe, në seancën e 28 prillit, në të cilën është diskutuar për themelimin e komisionit hetimor parlamentar për sektorin e energjisë, Kusari-Lila kishte kërkuar nga opozita edhe njëherë që t’i përfshijë në komisionin hetimor edhe pikat e propozuara nga pushteti.

Ndërsa, kryetari i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Ferat Shala, i kishte ftuar deputetët e kuvendit të Kosovës që të votojnë pro themelimit të Komisionit Hetimor Parlamentar, sipas kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai, gjatë seancës plenare kishte theksuar se nuk ka tjetër alternativë, pos respektimit të legjislacionit, respektimit të kushtetutshmërisë dhe ballafaqimit me të vërtetën dhe realen.

“Ju bëj ftesë për të mirë të shtetit ta formojmë sot, këtë komision dhe ta përmbyllim këtë debat të tejzgjatur që po na mbanë peng në proceset e tjera. Kërkoj të votohet ky komision, sipas rregullativës dhe kërkesës së PDK-së”, ka thënë ai.

Ai kishte potencuar se kërkesa e kësaj partie opozitare, për krijimin e këtij komisoni është e drejtë dhe e ligjshme.

Krahas diskutimeve, nuk kanë munguar as sharjet.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, është dëgjuar duke sharë, gjatë përplasjes me Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, rreth diskutimeve për ambasadorin Martin Berishaj.

Tahiri e përdori këtë fjalor, gjersa Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, i është penguar fjalimi i saj në Kuvendin e Kosovës.

Deputetët e opozitës e kanë bojkotuar fjalimin e Haxhiu, duke i goditur tavolinat, në momentin kur ajo ishte duke folur për rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Abelard Tahiri shan në Kuvend

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika