Besimtarët ortodoksë në të gjithë botën kremtojnë sot ngjalljen e Jezu Krishtit në meshën e pashkëve, tri ditë pas vdekjes së tij në kryq, kjo është një nga kremtimet më të mëdha të ortodoksëve.
Festimet e pashkës nisin me meshën e madhe të së shtunës mbrëma dhe përfundojnë me drekën tradicionale të së dielës. Kjo festë shoqërohet me bukën e ëmbël, flakën e shenjtë dhe mishin e qengjit.
Vezët janë simbol i jetës, ndërsa ngjyra e kuqe simbolizon sakrificën e Jezu Krishtit, që është e mbyllur dhe e përgjumur brenda lëvozhgës së saj, ndërsa ngjyra e kuqe e vezëve simbolizon sakrificën, dhe në rastin konkret, sakrificën e Krishtit, simbolikë e fitores, gëzimit dhe jetës. KP
Këtë festë e ka uruar presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, përmes një postimi.
“Gëzuar Pashkën për të gjithë besimtarët ortodoksë!”, shkruan Begaj.
Presidenti shqiptar thotë se kjo festë sjell rigjallërimin e jetës, gëzim e shpresë dhe shënon një nisje te re.
“Kjo festë e shenjtë sjell rigjallërimin e jetës, gëzim e shpresë dhe shënon një nisje te re! Qoftë ajo e bekuar për të gjithë shqiptarët!”, shkruan tutje Begaj.