Osmani uron Pashkët ortodokse: Le ta vazhdojmë traditën e çmuar të kremtimit të festave në frymën e tolerancës

Këtë të diel, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar Pashkët ortodokse, duke thënë se “Pashkët janë festë e ringjalljes, ringritjes e shpresës dhe mundësi për ta ndarë gëzimin e shpresën me të gjithë"

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar Pashkët ortodokse këtë të diel.

“Pashkët janë festë e ringjalljes, ringritjes e shpresës dhe mundësi për ta ndarë gëzimin e shpresën me të gjithë”, ka thënë Osmani.

Festat si kjo janë manifestim i vlerave të përbashkëta njerëzore, humanizmit e solidaritetit, të cilat ngjallin shpresë për të ardhmen, ka shkruar Osmani.

Presidentja ka kërkuar “të dëshmohet në këtë festë shpirti ynë solidar dhe ta vazhdojmë traditën e çmuar të kremtimit të festave në frymën e mirëkuptimit, tolerancës dhe respektit të ndërsjellë!”.

“Për shumë mote, gëzuar Pashkët ortodokse!”, ka shtuar Osmani, njofton Presidenca.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika