Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se dy ushtarakë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) po marrin pjesë në garën “Best Warrior 2023”, që është duke u zhvilluar në shtetin e Iowa.
Në këtë garë, ushatarakët e FSK-së testojnë njohuritë e tyre në disa disiplina, duke përfshirë lëvizjet taktike luftarake, ngjyrosjen dhe kamuflimin, operacionet e MKAB-së, radioperacionet, kalimin në fushat e minuara.
“U urojmë suksese në këtë fundjavë që pritet të jetë sfiduese për ta në aspektin fizik dhe mental”, ka shkruar Mehaj.
“Falenderojmë Gardën Kombëtare të Iowas, për partneritetin e shkëlqyer, bashkëpunimin e vazhdueshëm, në avancimin profesional të ushtarkëve tanë dhe shkëmbimin e përvojave”, ka thënë tutje ai.