Pranohet mocioni i mbrojtjes së Selimit për mospranim si provë të disa prej deklarimeve të dëshmitares së parë

Trupi gjykues, në fillimin e seancës, ka pranuar mocionin e paraqitur nga mbrojtja e Rexhep Selimit, për kundërshtimin si provë të një pjese të dëshmisë së dëshmitares së parë

Ish-deputeti i LVV-së, Rexhep Selimi

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, trupi gjykues ka pranuar mocionin e mbrojtjes së Rexhep Selimit, për mospranimin si provë të një pjese të dëshmisë së dëshmitares së parë në çështjen ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ish-presidentit Hashim Thaçit, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi.

Sipas gjykatësit Charles Smith III, pranueshmëria e kësaj prove do të mund të shkaktojë cenim të padrejtë të të akuzuarve.

I njëjti ka thënë se nuk lejohet ZPS të bëjë pyetje për incidentet e përshkruara në paragrafin 3, 16 dhe 23 të materialit.

Sa i takon dëshmisë së dëshmitarit, ai tha se duhet redaktuar referencat lidhur me këto sulme nga çdo material që synojnë të paraqesin si prova.

Fillimisht i njëjti sqaroi se do të trajtohet mocioni i mbrojtjes së Selimit për përjashtimin e provave dorëzuar më 6 prill, me të cilën kërkesë janë pajtuar edhe mbrojtja e Thaçit dhe mbrojtja e Krasniqit.

‘‘Mbrojtja e Selimit kërkon që të përjashtohet dëshmia e dëshmitarit X, për provat që janë jashtë kuadrit kohor të ngjarjeve të paraqitura në aktakuzë’’, tha tutje gjykatësi.

Për këtë mocion, gjykatësi Smith tha se ZPS është përgjigjur më 12 prill.

Sipas gjykatësit, ZPS ka kundërshtuar të njëjtin mocion me argumentimin se dëshmia është e pranueshme sipas rregullit 137 dhe 138,  dhe duke e konsideruar dëshminë si relevante dhe autentike.

‘‘Trupi gjykues rikujton që pala që dorëzon prova duhet të demonstrojë se faktet që kërkon të vërtetojë janë përkatëse për çështjen’’, tha tutje gjykatësi Smith.

Ndryshe, seanca është duke vazhduar me dëgjimin e dëshmitares, duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së Krasniqit, seancë e cila është private sikurse edhe herët e tjera./betimipërdrejtësi/.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika