Kritiku i Putinit dënohet me 25 vjet burg në Rusi

Një nga kritikët më të mëdhenj të presidentit rus, Vladimir Putin, është dënuar me 25 vjet burgim në Rusi, pasi u shpall fajtor për tradhti

Vladimir Kara-Murza

Aktivisti i opozitës, Vladimir Kara-Murza, është dënuar me 25 vjet burg për tradhti dhe akuza të tjera të lidhura me kritikat e tij ndaj luftës në Ukrainë.

Ish-gazetari dhe politikani ruso-britanik është i fundit nga një numër kundërshtarësh të Putinit që janë arrestuar ose janë detyruar të largohen nga Rusia.

Ai i ka mohuar akuzat dhe ka qenë me zë kritik ndaj gjyqit të tij.

Javën e kaluar, ai i ka thënë në një gjykate në Moskë “Unë pajtohem për çdo fjalë që kam thënë”.

“Jo vetëm që nuk pendohem për këtë, por jam krenar për këtë”, ka shtuar ai, raporton BBC.

Krahas kritikës të të ashtuquajturit “operacion special ushtarak” në Ukrainë, Kara-Murza ka folur hapur gjithashtu kundër presidentit Vladimir Putin dhe goditjes së qeverisë së tij ndaj disidencës.

41-vjeçari luajti një rol kyç në bindjen e Qeverive perëndimore për të sanksionuar zyrtarët rusë për abuzime të të drejtave të njeriut dhe korrupsion.

Kara-Murza, 41 vjeç, u arrestua në prill të vitit të kaluar me akuzën e përhapjes së “lajmeve të rreme” për ushtrinë ruse, pasi ai kritikoi pushtimin e Ukrainës.

Lista e akuzave kundër kritikut veteran të Kremlinit u zgjerua shpejt, dhe ai tani akuzohet gjithashtu për tradhti të lartë dhe për lidhje me një organizatë “të padëshirueshme”.

Vladimir Kara-Murza, ish-aleat politik i liderit të ndjerë opozitar rus, Boris Nemstov, pasi humbi vetëdijen dhe u dërgua në spitalin e Moskës, gruaja e tij tha se ai u dërgua në spital me “simptoma të helmimit”, raporton The Moscow Times.

Sikurse në rastet paraprake, Rusia ka mohuar përfshirjen, duke përmendur mungesën e fakteve.

Kara-Murza beson se të dyja incidentet kanë qenë hakmarrje për aktivizmin e tij politik, duke përfshirë lobimin e tij për Aktin amerikan Magnitsky.

Ky ligj i vitit 2012, parasheh vendosjen e sanksioneve ndaj rusëve, për të cilët beson se abuzojnë me të drejta të njeriut. Ky ligj atëherë pati zemëruar Kremlinin.

Rusia përshkallëzoi shtypjen e saj ndaj figurave të opozitës, gazetarëve të pavarur dhe aktivistëve pas pushtimit të Ukrainës në shkurt 2022.

Shumica e figurave të opozitës ruse tani janë ose në burg ose në mërgim.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika