ShBA-ja sulmon një lider të Shtetit Islamik në veri të Sirisë

Komanda Qendrore e ShBA-së ka thënë se forcat e saj shënjestruan dhe kanë vrarë një udhëheqës të lartë të Shtetit Islamik, i cili sipas tyre, ishte i përfshirë në "planifikimin e sulmeve terroriste në Lindjen e Mesme dhe Evropë" në orët e para të së hënës

Një flamur i zi që i përket Shtetit Islamik shihet pranë qytetit sirian të Kobanit, siç është fotografuar nga kufiri turko-sirian pranë qytetit juglindor të Suruc në provincën Sanliurfa, foto Reuters 6 tetor 2014.

Ushtria amerikane ka thënë se ka kryer një sulm ajror kundër një udhëheqësi të lartë të grupit militant, Shteti Islamik, në Sirinë veriore.

“Sulmi ka rezultuar me vrasjen e mundshme të individit të shënjestruar”, ka thënë nëpërmjet një deklarate, Komanda Qendrore e ShBA-së.

Sipas saj, dy persona të armatosur u vranë në operacion.

Në deklaratë, po ashtu, thuhet se trupat amerikane apo civilët në terren nuk kanë pësuar.

Kreu i Vëzhguesit Sirian për të Drejtat e Njeriut, Rami Abdel Rahman, ka konfirmuar për DPA-në se tre persona janë vrarë – dy në vendin ku ka ndodhur operacioni dhe një në periferi të një fshati.

Vëzhguesi ka thënë se sulmi ka ndodhur në fshatin Jarabulus, në lindje të Alepos.

Sipas Abdel Rahmanit, militanti që u shënjestrua quhej “Abu Al-Baraa”, raporton REL.

Sipas disa raporteve, ai ka qenë përgjegjës për planifikimin e disa sulmeve në Lindjen e Mesme dhe në Evropë.

Më 12 prill, Komanda Qendrore e SHBA-së njoftoi se ka kapur një operativ të milicisë terroriste të Shtetit Islamik dhe dy bashkëpunëtorë të tij në Sirinë lindore.

Forcat amerikane janë vendosur në Siri qysh në vitin 2015, për t’i ndihmuar kurdët sirianë dhe aleatët e tyre në luftën kundër Shtetit Islamik.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika