Erden Atiq, kandidati për kryetar në Mitrovicën e Veriut nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se në këtë të hënë kanë filluar fushatat zgjedhore për zgjedhjet në veri dhe se janë në terren.
Antiq ka thënë se dita e parë e fushatës ka shkuar kryesisht me takime.
Kandidati për kryetar në Mitrovicën e Veriut ka thënë tutje se nuk ka arsye që zgjedhjet në veri të mos mbahen.
“Nuk ka arsye për mos me u mbajtë, institucionet e sigurisë i kanë kryer obligimet e veta, Komisoini Qendror Zgjedhor i ka caktu qendrat e votimit por për të lehtësuar mbarëvajtjen e procesit kanë caktu dhe qendra votimi mobile”, ka thënë Antiq në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini.
Se sa i përket ligjitimitetit të këtyre zgjedhjeve, Antiq ka theksuar se Lista Serbe nuk është përjashtuar dhe se vetë kanë dhënë dorëheqje nga institucionet.
“Tashmë duhet me u ballafaqu dhe ma konsekuencat e këtyre vendimeve. Nuk kam asnjë dilemë, asnjë mëdyshje sa i përket legjitimitetit se edhe një e dy vota e bëjnë dallimin. As në këtë aspekt nuk kemi fare dyshim”, ka potencuar kandidati për kryetar në Mitrovicën e Veriut, Erden Atiq.