Ministria e Punëve të Brendshme ka informuar se të mërkurën e katër majit, zyrtarët policorë kanë zbatuar një aksion kontrollues në tërë territorin e vendit, për automjetet që lëvizin me shpejtësi më të madhe se sa lejohet. Nga ky aksion janë gjobitur, gjithsej, 235 shoferë.
Rreth 20 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 km/h, e cila tejkalon shpejtësinë e lejuar, ka informuar MPB, raporton Telegrafi.
Gjithsej, 92 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, ndërsa 143 jashtë vendbanimeve.
“Aksionet e përforcuara do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme. Bëjmë thirrje te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë për rrugë më të sigurta”, ka raportuar MPB Maqedoni.