Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka vizituar trupat në një bazë ushtarake në rajonin jugor në Kherson të Ukrainës, i cili pjesërisht mbahet nga Rusia.
Gjatë vizitës, Putin foli me komandantët e forcave ajrore të njësisë së ushtrisë ruse “Dnieper”, ndërsa u takua edhe me oficerë të tjerë të lartë, sipas TASS, transmeton CNN.
Një nga qëllimet e vizitës ishte marrja e një “raporti” nga komandantët mbi situatën në të dy drejtimet Kherson dhe Zaporizhzhia.
Më 24 shkurt 2022, Rusia nisi pushtimin në Ukrainë. Pushtimi ka rezultuar në dhjetëra mijëra të vdekur nga të dyja palët dhe ka nxitur krizën më të madhe të refugjatëve në Evropë që nga Lufta II Botërore.