Debuton vetura kryesore elektrike e Volkswagenit

Gjiganti gjerman i veturave, Volkswagen, ka lansuar modelin ID.7 që do t’i prijë linjës elektrike të kompanisë. Vetura do të arrijë në Evropë dhe Kinë këtë vjeshtë ndërsa në Amerikë në vitin e ardhshëm.

ID.7 do të jetë në dispozicion në dy formate: Pro dhe Pro S. Të dyja kanë nga një motor elektrik me 282 kuajfuqi. Modeli “Pro” mund të ecën deri 615 kilometra me një mbushje të baterisë, ndërsa modeli tjetër “Pro S” deri në 700 kilometra.

ID.7 është i gjatë 4.9 metra e me bazë 2.9 metra. Të dhënat e bëjnë të krahasueshëm me modelin elektrik Mercedes-Benz EQE.

Brenda veturës, vjen ekrani i veçantë me teknologji që funksionon në qendër të veturës. VW ka thënë se modeli i ri ka sistemin më të avancuar të kondicionimit të ajrit. Po ashtu blerësit mund të marrin karrige me teknologjinë më të lartë, që përshtat temperaturën nëpërmjet sensorëve automatikisht si dhe ofron masazhin.

Një kulm panoramik është në dispozicion me xham të mençur.

VW-ja do ta prodhojë modelin në fabrikën në Emden të Gjermanisë. Prodhimi do të nisë në pjesën e dytë të vitit, ndërsa s’dihen ende çmimet.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika