Policia e Kosovës ka thënë se mbrëmjen e datës 17 prill të vitit 2023, në Mitrovicën Veriore ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin një person mashkull kosovar, duke mos respektuar shenjën e kryqëzimit me rrugën me përparësi kalimi dhe shenjën “stop”, ka goditur veturën zyrtare të Policisë.
Si rezultat i këtij aksidentit, i dyshuari dhe tre zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore, teksa kanë thënë se janë liruar pas marrjes së trajtimit mjekësor.
Ndërsa, sipas raportit të policisë, institucionet kompetente janë njoftuar në lidhje me rastin.
“Aksident trafiku. Mitrovicë Veri 17.04.2023-20:50. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar automjetin me të arritur në udhëkryq, duke mos respektuar shenjën ‘Kryqëzim me rrugën me përparësi kalimi’ dhe shenjën ‘stop’, ka goditur veturën zyrtare të Policisë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar i dyshuari dhe tre zyrtarë policorë, të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar. Lidhur me rastin janë njoftuar institucionet kompetente”, thuhet në raportin e plotë të Policisë.