Haradinaj: Do të marrim pjesë vetëm në seancat për temat e sigurisë

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë seancës së Kuvendit ka thënë se deputetët e subjektit të tij politik do të marrin pjesë në seanca, vetëm kur bëhet fjalë për FSK-në, ndërsa seancat e tjera do t'i refuzojnë derisa të themelohet komisioni hetimor për energjinë

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në seancën e Kuvendit të Kosovës ka thënë se do të marrin pjesë vetëm në seancat ku merren vendime për siguri, siç është Forca e Sigurisë së Kosovës.

“Si AAK jemi bashkë me opozitën në kundërshtimt të refuzimit të komisionit, por nuk jemi kundër Kosovës kur ka ligje që i kanë për siguri, ushtri. Do të jemi në seancë dhe në pikat e rëndësishme për vendin do të jemi në seancë, me këtë nuk nënkuptojmë që jemi kundër themelimit të komisionit”, ka deklaruar Haradinaj.

Tutje, Haradinaj ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk mund të fshehë dhe se duhet të japë përgjegjësi për veprimet e saja në kohën e krizës energjetike që kishte kapluar vendin.

“Nuk keni shpëtim, vetëm jeni duka ia bërë vetes. Lejoni që të themelohet komisioni hetimor. Nuk mund të fshiheni me kundërkomision dhe nuk mund t’i ikni llogarisë për atë që ka ndodhur”, ka deklaruar Haradinaj.

Më herët, Haradinaj kishte deklaruar se në këtë seancë do të marrin pjesë në përzgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika