Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas miratimit të vendimit për liberalizimin e vizave nga Parlamentit Evropian, ka thënë se vendimi i sotëm final është fitore, jo vetëm për Kosovën, por sipas saj edhe për vetë demokracinë dhe unitetin në Evropë.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se “ky vendim është meritë e popullit të Kosovës, vendosmërisë së pashembullt të treguar përgjatë viteve, pavarësisht vonesave dhe padrejtësive të ndryshme”.
“Më 1 janar 2024, qytetarët tanë më në fund do të ndihen të barabartë me popujt tjerë evropian, për të lëvizur lirshëm në kontinentin që ata i përkasin, e për të cilin kanë kontribuar ndër shekuj. Tanimë, lëvizja në shtetet evropiane është më e lehtë, familjet tona janë më afër dhe mundësitë për avancim e bashkëpunim më të mëdha”, ka theksuar Osmani.