Deputetët e opozitës, kanë filluar që me goditje të tavolinave e fishkëllima të krijojnë zhurmë me qëllim që t’i pamundësojnë punimet e Kuvendit të Kosovës.
Partitë opozitare këtë po e bëjnë si shenjë revolte për mosthemelimin e komisionit hetimor parlamentar për energji.
Në kohën kur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, mori fjalën, deputetët e opozitës filluan të krijojnë zhurmë që t’ia ndalnin fjalën deputetit në fjalë.
Kjo mënyrë e shprehjes së revoltës ka zgjatur për disa minuta pa u ndalur fare.
Partitë opozitare kanë kërkuar që Kuvendi i Kosovës të mos hedhë asgjë në votim, pa u votuar komisioni për energji.