Ministria e Punëve të Jashtme të Austrisë ka uruar Kosovën me rastin e miratimit të vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Përmes një postimi në Twitter, Ministria e Punëve të Jashtme të Austrisë ka uruar shtetasit e Kosovës për liberalizimin, duke thënë se qytetarët do të mund të udhëtojnë pa viza nga 1 janari 2024.
“Kjo është përmbushja e një kërkese të gjatë dhe shënon një moment historik të rëndësishëm për perspektivën e BE-së, urime”, thuhet në postim.
Today the final hurdle for EU visa liberalization for #Kosovo, starting at the latest on 1 January 2024, has been taken by vote in the European Parliament. This is the fulfilment of a long standing 🇦🇹 demand & marks an important milestone for 🇽🇰 EU perspective! Congratulations!
— MFA Austria (@MFA_Austria) April 18, 2023
Komisioni Evropian në vitin 2018 kishte propozuar liberalizimin e vizave për Kosovën. Edhe Parlamenti Evropian e kishte mbështetur këtë vendim, mirëpo vendet si Franca dhe Holanda nuk ishin të pajtimit.
Kosova është vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor, qytetarët e të cilit nuk e kanë të drejtën e lëvizjes së lirë në zonën Schengen.