Kurti dhe Vuçiq takohen në Bruksel më 2 maj

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka bërë të ditur se takimi i ardhshëm në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në mes të Kurtit dhe Vuçiqit do të mbahet më 2 maj në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar se takimi i radhës i nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të zhvillohet më 2 maj në Bruksel.

“Detyra e Komisionit të përbashkët është që të mbikqyrë implementimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe aneksin e implementimit të saj. Ky është rezultat konkret dhe implementim konkret i asaj që ishte arritur para 30 ditësh në takimin e nivelit të lartë, mes presidentit të Serbisë, Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Kurti“, ka thënë Stano.

Ndryshe, herën e fundit, Kurti dhe Vuçiq janë takuar në Ohër më 18 mars, ku edhe kanë nënshkruar aneksin e zbatimit të Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika