Një delegacion i Ministrisë së Mbrojtjes së Gjermanisë, i udhëhequr nga ministrja Christine Lambrecht, të enjten e pesë majit do të pritet nga kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti.
Sipas zyrës së kryeministrisë, thuhet se takimi do të realizohet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, rreth orës 16:00.
“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ministren e Mbrojtjes së Republikës Federale të Gjermanisë, Christine Lambrecht”, thuhet në njoftim.
Lambrecht ka zhvilluar një vizitë në disa vende të Ballkanit Perëndimor.
Ndryshe, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, të mërkurën e katër majit, gjatë raportimit në Komisionin për Çështje të Sigurisë së Mbrojtjes, ka deklaruar se janë duke punuar për formimin e një ligji të ri, për rezerva ushtarake vullnetare, rreth hapjes së një konkursi të ri dhe blerjes së pajisjeve të reja ushtarake.
“Planifikojmë të hapim konkurs të ri, kemi investuar në blerje të pajisjeve ushtarake, blerjet janë të cekura me planin tonë të prokurimit, blerjet janë duke u realizuar nga programi FMC, si është rasti për blerjet e dronit”, ka thënë ai.
Përmes këtij ligji, Mehaj tha se do të trajnohen rreth 20 mijë persona.
Kosova pritet të vizitohet nga ministrja gjermane e Mbrojtjes