Fuad Ramiqi, Ish-drejtues i Lëvizjes Islame “Bashkohu” në emisionin “Debat Plus” gjersa ishte duke folur rreth fesë myslimane dhe përdorimit të saj nga politikanët e Kosovës për “interesa” politike, theksoi se nuk e di kush është kryeministër në Kosovës.
Ramiqi është pyetur nga moderatori Ermal Panduri, nëse edhe kryeministri Albin Kurti po e përdor për interesa politike islamin? – Ramiqi ka deklaruar se nuk e di kush është kryeministër momentalisht.
“Secili kryeministër e përdor edhe sulmon atë sa i vyen për llojet e veta (fenë islame), ekskluzivisht politike. Çdo kryeministër deri më tani, çdo kryeministër deri më sot, me emër e mbiemër merre e shiko… nuk e di kush është kryeministër në Kosovë momentalisht”, ka thënë Ramiqi.