Një rast i dhunimit dyshohet të ketë ndodhur në komunën e Prishtinës. Sipas policisë, një grua ka raportuar se pasi ka shkuar te shtëpia e të dyshuarit për ta marrë me qira, është dhunuar nga pronari.
Në lidhje me këtë rast është arrestuar personi i dyshuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ka shkuar tek shtëpia e të dyshuarit mashkull kosovar (të cilën do ta merte me qera) është sulmuar seksualisht pa dëshirën e saj. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.