Kryeparlamentari Glauk Konjufca i ka kritikuar deputetët të cilët kanë munguar në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
Ai i quajti të papërgjegjshëm deputetët që mungojnë në këtë seancë.
“Qysh po e shoh këtë sjellje të papërgjegjshme të disa deputetëve, unë nuk po mendoj që kjo legjislaturë e meriton me vazhdu.”, tha ai.
Në seancë mungojnë një numër i madh i deputetëve, nga të gjitha partitë politike.
Në mungesë të kuorumit, Konjufca nuk i ka filluar punimet e Kuvendit.
Javën e kaluar kishte dështuar seanca për këtë arsye.