Ambasadori i Bashkimi Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog, ka reaguar ndaj institucioneve të Kosovës për mosmiratimin e ligjeve, duke thënë se Kuvendi i Kosovës duhet të krijojë një mekanizëm që i detyron deputetët të marrin pjesë nëpër seanca.
Sipas ambasadort të BE-së në Kosovë, deputetët duhet ta kryejnë punë e tyre, pasi sipas tij, për këtë i kanë zgjedhur qytetarët e Kosovës.
“I bëj thirrje Kuvendit të Kosovës që të merret me këtë çështje, duke futur një mekanizëm që siguron pjesëmarrjen dhe votën e deputetëve.”
“Është zhgënjyese që Kuvendi i Kosovës edhe një herë ka dështuar të mbajë seancë plenare për shkak të mungesës së deputetëve. Deputetët duhet të kenë prioritet punën parlamentare, pasi janë zgjedhur nga qytetarët për të kryer rolin e tyre legjislativ”, ka thënë Szunyog.
“Vonesat në miratimin e ligjeve dhe emërimet në institucione kanë ndikim negativ në mirëqenien e qytetarëve të Kosovës dhe reformat e nevojshme për Kosovën përparimin e tij drejt Bashkimit Evropian”, ka shkruar ambasadori i BE-së në Kosovë në Twitter.
Delays in the adoption of laws&appointments in institutions have a negative impact on the well-being of 🇽🇰 citizens and reforms necessary for 🇽🇰's progress towards the 🇪🇺.
I call on the AoK to deal with this issue by introducing a mechanism that ensures MPs' participation&voting.— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) April 19, 2023