“Shqiptar, me të vra ty dal si hero”, Dula tregon për kërcënimet ndaj tij në burgjet e Serbisë

Gjykata e Lartë e Beogradit e dënoi anëtarin e dyshuar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë kohës së luftës, Petrit Dulën, me dy vjet burgim për pjesëmarrje në rrahjen e një civili në Kosovë në vitin 1999. I ftuar në “FIVE” të RTV Dukagjini, Dula ka treguar sfidat dhe kërcënimet gjatë kohëqëndrimit të tij në burgjet serbe

Ish-i dënuari nga Gjykata në Serbi, Petrit Dula gjatë intervistës në emisionin FIVE, 19 prill 2023.

Ish-i dënuar nga Gjykata në Serbi, Petrit Dula, ka treguar eksperiencën e tij gjatë qëndrimit dyvjeçar të tij në një burg në Serbi, pas dënimit për krime lufte nga kjo e fundit.

I ftuar në “FIVE” të RTV Dukagjini, Dula ka thënë se pasi kishte treguar se ishte shqiptar, të burgosurit në qeli me të kishin kërkuar që Dula të largohej nga qelia.

“7 ditë ndejta vetëm puna e pandemisë…po prezantona me emër. Më pyetën nga je, thashë i Kosovës. Me çka ngarkohesh? Thash për krime lufte. Tha: Na me flejt me ty a? Na me ngrënë bukë me ty? Ti e ke bërë këtë, atë..ne nuk rrimë me këtë thanë dhe e thirrën gardianin. I thonë ‘zotëri, unë jam për këtë arsye…unë me ndejt me shqiptarin? Ky ka bërë krime të luftës! Jo nuk bën. Merre dërgoje…Guardiani ishte i informuar me rastin tim se nuk isha Petriti, folën 45 minuta dhe tha e kryen këtë punë. Më tha ‘Hej shqiptar, ti nuk ke diçka me Serbinë? Thash jo. Nuk ke bërë krime me popull? Thash jo…’Rri’, tha se më ‘mirë nuk na duhen’”, tregon Dula.

Ky i fundit tregon se emrat e personave në një qeli me të njiheshin vetëm me pseudenime. Për të njëjtit, Dula tregon se kishin presione nga qelitë e tjera.

“I bënte presion ai i dhomës tjetër. ‘Qysh po mundesh me flejt me shqiptarin?.. a e din çka na kanë bërë në vitin ‘99”…Edhe tash ishte 30 vjet i dënuar dhe më thoshte, ‘Shqiptar, jo Petrit, me të vra ty kur dal në shëtitore, dal si hero se a pe sheh atë? Ai e ka vra shqiptarin…unë të vras e nuk më duket asgjë’”, ka deklaruar Dula.

Ai rrëfen se ndonëse i gjithë vendi ishte në monitorim, pjesa më e vështirë mbetej koha në shëtitore, ngase aty ishte me të gjithë të burgosurit. E jo më e lehtë mbetej edhe koha në qeli.

“Ata ishin të dënuar për vrasje, edhe shëtitore kur dilnim, e kishin atë bindjen se shqiptar…nuk kishe krah… ishte arsyeja se isha shqiptar dhe i dënuar për krime lufte” thotë ai.

“Nuk mundesha as të pushoja, ishte ngarkesa më e madhe psiqike… në dhomë me të burgosurit ishte problemi më i madhi”.

Petrit Dula ishte i dënuar me vendim të shkallës së parë në Serbi.

Ai u dënua me dy vjet burgim.

Gjykata e Lartë e Beogradit e dënoi anëtarin e dyshuar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë kohës së luftës, Petrit Dulën, me dy vjet burgim për pjesëmarrje në rrahjen e një civili në Kosovë në vitin 1999.

Të tjera:

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika